“LËVIZJA PËR BUJANOCIN”, NË GARËN PËR ZGJEDHJET LOKALE

Bujanoc, 21. shkurt 2024. – Para zgjedhjeve lokale në skenën politike shqiptare në Bujanoc është shfaqur një grup i ri – “Lëvizja për Bujanoc” – i udhëhequr nga ish-anëtari i Partisë për Veprim Demokratik (PvD) Driton Rexhepi.
Këshilli nismëtar i lëvizjes së re është mbajtur mbrëmjen e së martës, ndërsa Rexhepi ka mbledhur rreth tij shumë ish-simpatizues të PVD-së Shaip Kamberit. Në mesin e tyre është edhe Amir Xhaferi, kryeshef i Drejtoratit komunal për urbanizëm nga viti 2016 deri në vitin 2020, ndërsa Kamberi ishte kryetar i Komunës.
Themeluesi i Lëvizjes për Bujanocin, Rexhepi, ka qenë kandidat i PVD-së për kryetar komune në zgjedhjet para katër viteve, e më pas edhe këshilltar i kësaj partie. Ai ishte kundërshtar i madh i koalicionit me Nagip Arifin, kështu që në fillim të vitit 2023 dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit dhe u largua nga partia.
Amir Xhaferi ka konfirmuar për portalin tonë se është nisur iniciativa për themelimin e Lëvizjes për Bujanocin, e cila do të regjistrohet si grup qytetarësh.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *