KOMUNA HAPI KONKURSIN PËR MEDIA, PRITET TË NDAHEN 5.5 MILIONË DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 01. mars 2024. – Komuna e Bujanocit ka hapur të enjten (29 shkurt) konkursin për media, përmes të cilit do të shpërndahen 5,5 milionë dinarë.
Shuma për bashkëfinancimin e projekteve mediatike në vitin 2024 është e njëjtë me vitin e kaluar.
Krahasuar me konkursin e vitit të kaluar, ka një ndryshim në shumën minimale dhe maksimale që mund të miratohet për projekt, kështu që tani kufiri i poshtëm është 50.000 RSD në vend të 10.000 RSD, ndërsa kufiri i sipërm është 1 milion RSD në vend të 1.5 milion RSD.
Mediat kanë 20 ditë (20 mars) nga shpallja e konkursit për të dorëzuar projektet ndërsa të gjitha detajet mund t’i shihni KËTU.
Ka disa vite që Bujanovaçke nuk ka aplikuar për para nga buxheti komunal, ndërsa për mënyrën se si komisioni i ndan paratë kemi shkruar disa herë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *