Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. mars 2024. (Foto nga arkivi) – Komuna e Bujanocit ka filluar procedurën për përzgjedhjen e kontraktorëve për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave edhe në dy fshatra të tjera – Bilaç dhe Samollicë. Për Bilaçin janë gati 6,7 milionë dinarë, ndërsa për Samolicën rreth 3,1 milionë dinarë.
Tenderët publikë për punimet në të dy fshatrat janë hapur të mërkurën.
Në Bilac është planifikuar asfaltimi i shtatë rrugicave me gjatësi totale prej 797 metrash, ndërsa në Samolicë do të asfaltohen katër rrugica me gjatësi totale prej 270 metrash.
Para këtyre tenderëve ka filluar procesi i përzgjedhjes së kontraktorit për asfaltimin e rrugëve në Tërnoc, për të cilin sipas buxhetit komunal janë ndarë 16.9 milionë dinarë.
Prokurimi i parë publik për asfaltim në fshatrat e Bujanocit këtë vit është hapur për punime në Muhoc.
Në buxhetin komunal për këtë vit për infrastrukturë janë paraparë 323.4 milionë dinarë.
ASFALTIM RRUGËSH EDHE NË DY FSHATRA TË KOMUNËS SË BUJANOCIT
Bujanovačke14. Mar 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostAKTORJA NGA PRESHEVA DREJTON NË BUJANOC SHKOLLËN E AKTRIMIT PËR FILLORISTËT SHQIPTARË
Next PostTËRMETI NË MAL TË ZI DRIDHË EDHE BUJANOCIN