TË DIELËN NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË BUJANOC, EKZAMINIMET E GJIRIT TE GRATË DHE TESTET PSA TE BURRAT

Bujanoc, 21 mars 2024. (Foto ilustrim) – Të dielën (24 mars) në Shtëpinë e shëndetit të Bujanocit, nga ora 08:00 deri në ora 16:00, do të kryhen ekzaminimet ekografike parandaluese të gjirit për femrat mbi 40 vjeç dhe PSA (për prostatën) për meshkujt mbi 49 vjeç.

Ekzaminimet parandaluese kryhen nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës.

Ekzaminimi parandalues me ultrazë i gjirit mund të bëhet te bashkëqytetaret tanë mbi 40 vjeç në shërbimin e diagnostikimit me rreze X dhe meshkujt mbi 49 vjeç mund të bëjnë testin PSA, për zbulimin e hershëm kancerin e prostatës. Testi PSA bëhet nga gjaku – sqaron drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr.Daliborka Pavloviq.

Për këto ekzaminime nuk ka nevojë për termine mjeksore, ndërsa fokusi është si më parë tek bashkëqytetarët që nuk kanë sëmundje të konstatuar.

Kontrollet parandaluese falas në Shtëpinë e shëndetit kanë filluar në tetor të vitit të kaluar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *