ALKOHOLI NË MESIN E TË RINJËVE: E PIJNË FILLORISTËT, VAJZAT E DJEMTË

Bujanoc, Beograd, 28 mars 2024. – Nga Instituti për Shëndet Publik “Dr. Milan Jovanoviq Batut” vijnë të dhëna shqetësuese – alkoholin e konsumojnë me raste rreth 50 për qind e të rinjëve, 20 për qind e tyre dehen herë pas here dhe shtatë për qind pinë rregullisht, transmeton RTS.
Hulumtimi ka përfshirë nxënësit e shkollave fillore të klasave të 5-ta dhe të 7-ta dhe klasën e parë të shkollës së mesme ndërsa në të njëjtën kohë është kryer edhe në vende të tjera. Më shumë se 100 mijë nxënës plotësuan të njëjtin pyetësor si fëmijët tanë, thotë doktoresha Bilana Kilibarda nga Instituti “Batut”, përcjell RTS.
Ajo deklaron se një pjesë e hulumtimit kishte të bënte me alkoolin.
Përqindja e fëmijëve që kanë provuar alkool, fëmijët që aktualisht e përdorin atë – gjegjësisht që kanë thënë se kanë konsumuar alkool në 30 ditët e mëparshme ndërkaq, ajo që është veçanërisht shqetësuese, është numri i fëmijëve që, sipas deklaratës së tyre, kanë qenë të dehur. ”, thotë Kilibarda
Hulumtimi ka treguar gjithashtu se është rritur përqindja e vajzave të shkollave fillore të klasave të 5-ta dhe të 7-ta që pinë alkool.
“Pse e bëjnë këtë mbetet për t’u parë. Hulumtimi u krye në vitin 2022 pas pandemisë gjatë së cilës fëmijët jetonin në kushte të ndryshuara jetese. Do të na duhet t’i krahasojmë ato të dhëna, sepse vajzat e asaj moshe kishin më shumë gjasa të ishin në grupin e përdoruesve problematikë të rrjeteve sociale dhe ankoheshin edhe për komunikimin në familje”, thotë doktoresha Kilibarda dhe shton se analiza e të dhënave do të tregojnë gjendjen e vërtetë deri në maj.
Statistikat zhgënjyese që një në dy trembëdhjetëvjeçarë pijnë alkohol, ngre pyetjen se si e gjejnë rrugën drejt alkoolit. Mënyrat janë të ndryshme thotë doktoresha Klibarda dhe shton se fëmijët që kanë filluar të dalin e bëjnë në kafene, por edhe alkooli konsumohet shpesh në shtëpi, në prani të prindërve dhe në tubime më të mëdha.
“Tema e parë që hetuam ishte pranueshmëria sociale dhe toleranca e shoqërisë ndaj përdorimit të alkoolit dhe kjo është ajo që shpesh shohim prindër që u japin fëmijëve të tyre për të pirë birrë. Theksoj se për adoleshentët deri në moshën 18 vjeç çdo pije e alkoholit konsiderohet e rrezikshme, pra abuzim me alkoolin, sepse mund të ndikojë në zhvillimin e tyre. Ka nuanca të ndryshme – nga pirja e rrezikshme, përmes pirjes së dëmshme deri te varësia ndaj alkoolit”, shpjegon doktoresha Kilibarda.
Serbia ka shtatë vjet që ka një program kombëtar për parandalimin e përdorimit të dëmshëm të alkoolit. Aty theksohej se për të reduktuar alkoolizmin tek të rinjtë nuk mjafton t’u mësosh se pirja është e dëmshme, por se e gjithë shoqëria duhet të përfshihet në njohjen në kohë të shenjave të alkoolizmit dhe ndërmarrja e veprimeve parandaluese.
Dr Bilana Kilibarda nga Instituti “Batut” thekson se duhet bërë më shumë punë.
“Këtë e tregojnë të dhënat e një hulumtimi tjetër, ku pamë se pavarësisht asaj që thuhet, se pirja e alkoolit është e dëmshme, të rinjtë ende e nënvlerësojnë atë rrezik, që është në përputhje me moshën e tyre. Vetëm 20 për qind e nxënësve të vitit të parë të shkollave të mesme besojnë se pirja e 4-5 pijeve radhazi në një rast është e dëmshme. Kjo “pirje e tepruar” është veçanërisht e rrezikshme dhe shoqërohet me dehjen. Pasojat e alkoolizmit mund të jenë fatale jo vetëm për përdoruesit, por edhe për persona të tjerë në rast zënkash dhe aksidentesh trafiku”, thotë doktoresha Kilibarda.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *