SHQIPTARI NGA PRESHEVA PROKUROR I RI NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 mars 2024. (Foto FB) – Prokurori i ri publik në departamentin e Bujanocit në Prokurorinë Themelore Publike (OJT) Vranjë është Agim Kamberi nga Presheva. Ai vjen në pozitën e lirë të kolegut shqiptar të pensionuar, gjë që nuk dolën të vërteta deklaratat e politikanëve lokal shqiptarë se në mesin e prokurorëve në Bujanoc nuk do të kishte asnjë shqiptar.
Vendimi për përzgjedhjen e Kamberit për prokuror publik është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve (KLP) në fillim të vitit.
Konkursit për zgjedhjen e prokurorit i janë përgjigjur 11 kandidatë, thuhet në vendimin e KLP – së.
Kamberi ka lindur në vitin 1968, është diplomuar në Prishtinë në vitin 2002. Ka punuar në Administratën Komunale të Preshevës, pastaj është punësuar në Akademinë e Gjyqësorit, nga viti 2019 e deri në zgjedhjen për prokuror ka ushtruar profesionin e avokatit.
Para zgjedhjes së Kamberit, Bujanoci kishte tre prokurorë – Boban Nakiqin nga Bujanoci dhe dy të tjerë nga Vranja.
Politikanët shqiptarë nuk lëshojnë rastin të përmendin Prokurorinë kur flasin për mungesën e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar disa herë.
Gjyqësori i Bujanocit pret një tjetër vendim të rëndësishëm nga institucionet kompetente. Konkretisht, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit nga tre kandidatët duhet ta zgjedhë kryetarin e Gjykatës Themelore, për të cilën ka shkruar edhe Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *