AKSIDENTË I RËNDË KOMUNIKACIONI NË SHQIPËRI, TETË TË VDEKUR

Bujanoc, 2. prill 2024. Tetë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në Shqipëri. Aksidenti ka ndodhur kur makina, e cila dyshohet se transportonte emigrantë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë buzë lumit në jug të Shqipërisë, njofton policia shqiptare.
Policia ka njoftuar se drejtuesi i veturës, në të cilën ndodheshin shtatë migrantë ilegalë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga pranë lumit Vjosa, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Siç njoftoi më parë policia, nga aksidenti vidqën shtatë migrantë të paligjshëm së bashku me shoferin e veturës.
Shoferi mësohet se është nga Shkodra ndërsa ende nuk dihet kombësia e migrantëve të vdekur.
Në vendngjarje kanë dalë drejtues të policisë vendore, të policisë kufitare dhe dy grupe të Forcave të Sigurisë Kombëtare për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Mediat vendase raportojnë se makina me emigrantët ka tentuar t’i shpëtojë ndjekjes së policisë dhe se për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *