PA MARRËVESHJE NË BISEDIMET E BRUKSELIT PËR DINARIN, RAUNDI I RI PAS 10 DITËSH

Bujanoc, 4. prill 2024. Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se nuk ka marrëveshje as pas raundit të ri të dialogut me Kosovën në Bruksel për shkak të “mungesës së vullnetit për të arritur një zgjidhje të balancuar dhe kompromisi”, por se mbetet të mbahet edhe një takim tjetër, transmeton agjencia BETA.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të ftojë një tjetër takpas dhjetë ditësh “në temën për dinarin, pagesat dhe të gjitha juridiksionet e Serbisë për popullin serb në Kosovë “, tha Petkoviq.
Ai tha se në takimin e sotëm përsëriti planin dhe propozimin për një “zgjidhje kompromisi dhe të balancuar” dhe se ka avokuar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
“Është obligim i tyre dhe nëse do ta kishin përmbushur, shumë nga problemet e sotme nuk do të ekzistonin”. Nuk kishte vullnet të mjaftueshëm nga ana e Prishtinës”, tha ai.
Në takimin në Bruksel me ndërmjetësimin e Lajçakut, kryenegociator i Kosovës ishte Besnik Bislimi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *