Bujanoc, 18. prill 2024. Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani dhe nënkryetari Shqiprim Musliu, e kanë përfaqësuar Bujanocin në Kuvendin vjetor të Unionit të Komunave Shqiptare në rajon, të mbajtur të mërkurën në Ulqin.
– Biseduam dhe ndamë përvoja për turizmin dhe sfidat që kanë komunat tona në këtë fushë – tha Musliu.
Ai në vazhdim tha se ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së komunës së Bujanocit me projekte konkrete.
“Falënderova për ndikimin e ushtruar nga Unioni që Tirana ta financoj ndërtimin e palestrës sportive në SHF “Naim Frashëri” në Bujanoc, si dhe binjakëzimin e komunës sonë me komunën e Gjirokastrës, me qëllim të krijimit të mundësive të përbashkëta zhvillimi – thotë Musliu.
Bujanoci është anëtar i Unionit të Komunave Shqiptare që nga viti 2021.
Përveç Bujanocit, Unioni përfshin komunat e Kosovës: Prishtinën, Pejën, Prizrenin, Ferizajn dhe Gjakovën; komunat shqiptare të Tiranës dhe Gjirokastrës; Tetovën, Çairin dhe Gostivarin në Maqedoninë e Veriut; Tuzin dhe Ulqinin në Mal të Zi dhe Preshevën në Serbi.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…