Bujanoc, 19. prill 2024. (Foto nga arkivi) – Rreth 40 për qind e nxënësve në shkollat në Serbi nuk dëgjojnë çfarë thonë mësuesit në shumicën e orëve mësimore dhe ky është problemi më i madh disiplinor, sipas ciklit të fundit të hulumtimit PISA 2022.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë nxënës të moshës 15 vjeç (numri më i madh i tyre kanë vijuar klasën e parë të shkollës së mesme në kohën e kryerjes së këtij studimi ndërkombëtar), shkruan Danas.
“Kjo do të thotë që ata qëndrojnë në klasa për disa orë në të njëjtën kohë e ushtrojnë mosdëgjimin e vëmendshëm. Hulumtimi i mëhershëm i Institutit të Psikologjisë, i cili kishte për qëllim përjetimin e aktiviteteve arsimore, tregoi qartë se këto aktivitete për nxënësit duken “të vështira”, domethënë se pre tyre kërkohet angazhim mendor, por iu duken edhe të mërzitshme”, thotë psikologia Marina Videnoviq, analiste në PISA 2022 në Serbi.
Ajo shton se pasojat e të qenit i mërzitur në shkollë shkojnë përtej një leksioni të pamësuar në orë.
“Kërkimet më të reja tregojnë se ndjenja e shpeshtë e mërzisë në shkollë mund të lidhet me shfaqjen e sjelljeve të dhunshme. Pra, mësimi interesant dhe angazhues do të ishte gjithashtu një masë e parandalimit të dhunës në shkollë”, thotë Videnoviq.
Sa i përket këtij problemi disiplinor, nxënësit nga Serbia janë para bashkëmoshatarëve të vendeve të tjera pjesëmarrëse në ciklin e fundit të PISA-s, ku 30 për qind e nxënësve nuk dëgjojnë çfarë thotë mësuesi gjatë orës.
Në pyetjen se cili është problemi – te nxënësit e painteresuar të shkollave të mesme apo mësimet dhe leksionet e “mërzitshme”, Videnoviq thotë se me kalimin e kohës formohet modeli i mëposhtëm: mësimet dhe ligjëratat e mësuesve nuk janë interesante për nxënësit, ata humbasin motivimin, është gjithnjë e më e vështirë që mësuesit të ruajnë interesin e tyre, dhe ndërsa mësuesit janë gjithnjë e më pak të suksesshëm në këtë, motivimi i nxënësve vazhdon të dobësohet.
“Dhe verifikimi i jashtëm i cilësisë së punës në shkollë (vlerësimi i jashtëm) tregon se forma dominuese e mësimdhënies është ende tradicionale (mësuesi jep mësim, nxënësit dëgjojnë, shkruajnë, mbajnë mend). Në fakt, në këtë formë mësimi mësuesi ka një përgjegjësi të madhe sepse duhet të jetë interesant, tërheqës, një aktor i mirë në skenë për të mbajtur vëmendjen e nxënësve pas disa orësh. Dominimi i kësaj forme të mësimdhënies është vështirë të justifikohet në ditët e sotme, kur informacioni është i disponueshëm shumë më lehtë se në periudhat e mëparshme”, tha Videnoviq.
Sipas mendimit të saj, kthesa që duhet bërë do të thotë që mësimi nuk ka të bëjë me marrjen e informacionit, por për të praktikuar mënyrën se si mund të gjendet, seleksionohet, përdoret për të zgjidhur ndonjë problem që do të hasë nxënësi.
Një qasje e tillë, shton ajo për Danas, do të kërkonte përgatitjen e një ore mësimore në të cilin aktiviteti i nxënësve nuk kufizohet vetëm në dëgjimin e vëmendshëm, por përfshin përpjekje aktive për të zotëruar diçka, për të zgjidhur një problem.
HULUMTIMI I PISA-s: NXËNËSIT NË SERBI FARE NUK E PËRCJELLIN ARSIMTARIN GJATË ORËS
Bujanovačke19. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostSUBJEKTET POLITIKE SHQIPTARE NUK MERREN VESH AS PËR UNITET PASZGJEDHOR NË BUJANOC
Next PostLIDERËT SHQIPTARË TAKOHEN SOT PËR „RUAJTJEN E SHUMICËS“ NË BUJANOC