OPOZITA: QYTETARËT E ZHVENDOSUR PËR SHKAK TË ZGJEDHJEVE NUK DO TË MUND TË VOTOJNË MË 2 QERSHOR

Bujanoc, 10. maj 2024. Kushdo që është regjistruar në listën zgjedhore pas datës 3 korrik të vitit të kaluar, nuk do të mund të votojë në adresën e regjistruar rishtas, por në adresën ku ka banuar deri në atë datë. Shfuqizohet edhe votimi në bazë të vendqëndrimit – tha për Južne vesti deputeti i Lëvizjes Popullore të Serbisë, Gjorgje Stankoviq, pasi grupet parlamentare u pajtuan në Kuvendin e Serbisë për ndryshimet në Ligjin për Listën e Unifikuar Zgjedhore.
Južne Vesti shkruan se për këtë problem opozita në Nish ka paralajmëruar në kohën kur ka qenë unike, ka pasur performancë edhe në qendër të qytetit dhe tani Kuvendi do të diskutojë për të gjitha këto përmes ndryshimit të Ligjit.
Në të gjithë këtë proces ka marrë pjesë edhe deputeti i NPS-së Gjorgje Stankoviq, i cili është edhe kandidat për kryetar komune në Nish, ndaj thotë se kjo është një fitore e opozitës dhe se miratimi i ndryshimeve do të nënkuptonte nuk mund të të votojnë në zgjedhje ata që në atë vendbanim janë zhvendosur pas 3 korrikut 2023, por duhet të votojnë në atë vendbanim ku kanë votuar para 3 korrikut 2023.
– Kjo do të thotë se votuesit që janë shpërngulur nga Leskoci, Bela Pallanka dhe qytete dhe komuna të tjera në Nish, dhe ne e dimë se ka të tillë, nuk do të mund të votojnë në Nish. Fatkeqësisht, kjo do të thotë edhe se ata që realisht janë shpërngulur në periudhën prej 3 korrikut të vitit të kaluar e deri më sot nuk do të mund të votojnë në Nish, por do të duhet të votojnë në vendin ku janë regjistruar para datës 3 korrik 2023 – thekson ai.
Ai beson se ndryshimet në ligj do të parandalojnë manipulimet zgjedhore duke lëvizur votuesit nga qyteti në qytet dhe shton se me miratimin e amendamentit, me vendimin e mëparshëm që zgjedhjet të zhvillohen në të njëjtën ditë, opozita do të marrë gjithçka që ka kërkuar.
– Ne vendosëm të shkojmë në zgjedhje dhe të luftojmë. Kjo nuk do të thotë që ne do të dilnim pa marrë parasysh kushtet. Ne premtuam se do të luftonim në radhë të parë për kushtet, e më pas për qytetet tona. Premtimi i parë ka të bëjë me korrigjimin e asaj që u përpoqën, që është manipulimi duke lëvizur votuesit – thotë Stankoviq.
Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë që SNS të gjejë vend për “anomali”, si falsifikimi i regjistrimeve të vendbanimit dhe datat e prapambetura të tyre.
Ne do të mund të shohim gjëra të tilla sepse anëtarët tanë të komisionit do të kenë qasje në listën e zgjedhësve. Për sa i përket situatave hipotetike, ne monitorojmë gjithçka. Nuk mund të them se nuk do të provojnë diçka tjetër, por është shumë e rëndësishme që ne të përpiqemi të zgjidhim çdo anomali. Ne po bëjmë gjithçka për të fituar këto zgjedhje – përfundon nënkryetari i PPS.
Ndryshimet do të jenë në rendin e ditës së seancës së Kuvendit republikan sot. Për këto zgjedhje, vendimi i referohet 11 muajve të mëparshëm, ndërsa në të ardhmen do t’i referohet periudhës prej 6 muajsh prapa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *