KURTI MBËSHTET E PVD-së PËR KRYETAR TË BUJANOCIT DHE PRESHEVËS

Bujanoc, 10. maj 2024. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbështetur kandidatët e Partisë për Veprim Demokratik (PvD) për kryetarë të komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Ragmi Mustafi dhe Ardita Sinani. Në Prishtinë ka pritur ata të dy dhe deputetin e vetëm nga Bujanoci, Shaip Kamberin, kryetarin e PvD-së.
Në takimin në Prishtinë u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në rajon dhe për mundësinë e dhënies së mbështetjes për shqiptarët e Luginës së Preshevës, njoftoi zyra e kryeministrit të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë në buxhetin e këtij viti ka ndarë 3 milionë euro për Luginën, jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës dhe identitetit, por edhe për të mbështetur programet tjera”, thuhet në njoftim.
Po ashtu theksohet se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të kenë mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Kosovës në përballjen me diskriminimin dhe politikën shtypëse të Beogradit ndaj komunitetit shqiptar.
Kandidati i PvD-së për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet e 2 qershorit, Ragmi Mustafi, është edhe këshilltar i zëvendësit të të Kurtit, Besnik Bislimi, ndërsa Ardita Sinani është këshilltare e Kurtit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *