Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. maj 2024. Në ciklin e ri të programit të rehabilitimit energjetik të shtëpive dhe banesave familjare, i cili përfshin bashkëfinancim buxhetor për ndërrimin e zdrukthtarisë, ndërtimin e fasadave, ndërrimin e kaldajave dhe rrjetit të tubacioneve, vendosjen e paneleve diellore e të tjera, Bujanocasit do të kenë në dispozicion një shumë rekord prej 18.7 milionë dinarë.
Komuna e Bujanocit këtë vit do të marrë 13.1 milionë dinarë nga Ministria e Energjisë, që është shuma më e madhe deri më tani.
Vitin e kaluar janë miratuar 9.3 milionë dinarë.
Është rritur edhe shuma me të cilën Komuna do të marrë pjesë në program – nga 4 milionë dinarë në vitin e kaluar, në 5.6 milionë dinarë për këtë vit.
Vendimin e ministrisë më 9 maj e ka bërë të ditur kryeshefja e Drejtoratit për investime dhe zhvillim në Administratën e Bujanocit, Fazila Azemoviq.
Ministria është duke e zbatuar këtë program për të katërtin vit me radhë.
Për qytetarët e komunës së Bujanocit vitin e kaluar janë ndarë më shumë se 13.3 milionë dinarë.
Vitin e kaluar thirrja publike për qytetarët u hap në fund të tetorit.
Početna FILLIMI KËTË VITI NDAHET SHUMË REKORDE E MJETEVE PËR NGRITJEN E EFIKASITETIT ENERGJETIKË NË KOMUNËN E BUJANOCIT
KËTË VITI NDAHET SHUMË REKORDE E MJETEVE PËR NGRITJEN E EFIKASITETIT ENERGJETIKË NË KOMUNËN E BUJANOCIT
Bujanovačke16. May 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostBISLIMI: PËR NE NË KOSOVË TEMA E DINARIT ËSHTË ÇËSHTJE E MBYLLUR
Next PostBUJQIT NGA JUGU: IMPORTOHEN PERIME NGA JASHTË, TONAT I HUDHIM
Related articles
NGA BUXHETI I KOSOVËS 4 MILIONË DINARË PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË
Bujanovačke31. Oct 2024.