Bujanoc, 20. qershor 2024. As Partia demokratike (PD) e Nagip Arifit nuk ka ardhur në takimin me Frontin për Ndryshim (FpN), të cilin liderët e këtij koalicioni, i cili fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 2 qershorit, e inicuan me liderët e tri partive të tjera që tubojnë shqiptarët. Me sa duket, në takim nuk do të vijnë përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit, ndërsa mbledhjen e bojkotoi dje edhe Lëvizja për Progres Demokratik (LPD), partia e dytë për nga rezultati zgjedhor. Takimi me PD-në ishte konvokuar për sot në orën 10, ndërsa me PVD-ën dy orë më vonë.
Siç na thanë në FpN, nga partia e Arifit jozyrtarisht kanë thënë se arsyeja e mosardhjes është se ende nuk ka përfunduar procesi zgjedhor në Bujanoc.
Gjegjësisht, të premten përsëri do të votohet edhe në dy vendvotime, në Shtëpinë e Kulturës dhe në Zhbevc, për të cilën Bujanovaçke ka shkruar më herët sot, por kjo nuk mund të prishë renditjen e rezultatit të listasve zgjedhore të partive shqiptare.
Sipas rezultateve jozyrtare, FpN dhe LPD do të kenë nga 8 mandate në përbërjen e re të Kuvendit lokal, PD 6 dhe PVD 5.
Pak para mbajtjes së zgjedhjeve LPD, PVD dhe PD negociuan një marrëveshje për koalicion paszgjedhor, por rezultoi se me gjithsej 19 mandate nuk kanë shumicën e nevojshme në Kuvendin prej 41 vendesh. Këto tri parti kanë qenë në pushtet për 4 vitet e fundit.
Romët kanë dy vende të sigurta dhe sa i përket listave që tubojnë serbët, votimi i nesërm do të japë përgjigjen përfundimtare për numrin e mandateve. Aktualisht, koalicioni rreth SNS ka 7, GQ Dr. Dejan Stojanoviq Meçe 4 dhe koalicioni i udhëhequr nga Sasha Arsiq 1 mandat.
Arbër Pajaziti, një nga liderët e FpN-së, ka thënë të mërkurën për portalin tonë se pas votimit të përsëritur, në takimin e javës së ardhshme do të ftojë edhe përfaqësues të serbëve.
Početna FILLIMI PARTITË SHQIPTARE PA MARËVESHJE: NË TAKIMIN E THIRRUR NGA FRONTI PËR NDRYSHIM NUK SHKON AS PARTIA E ARIFIT
PARTITË SHQIPTARE PA MARËVESHJE: NË TAKIMIN E THIRRUR NGA FRONTI PËR NDRYSHIM NUK SHKON AS PARTIA E ARIFIT
Bujanovačke20. Jun 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostBUJANOVAÇKE I FTONË QTETARËT TË NA NJOFTOJNË PËR GJENDJEN E FURNIZIMIT ME UJ NË MJEDISET KU JETOJNË
Next PostNESËR SËRISH VOTOHET NË SHTËPINË E KULTURËS DHE NË ZHBEVCË