Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27.korrik 2024. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Nevzad Lutfiu tha se liderët politikë të shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë shprehën gatishmërinë e tyre për organizimin e “protestës popullore” për shkak të, siç thotë ai, diskriminimit që shteti i Serbisë është duke ushtruar kundër shqiptarëve.
-Gjatë dy javëve të kaluara kam pasur takime me liderët politikë të Luginës, ku kemi diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me referencë të veçantë për diskriminimin që shteti serb u bën shqiptarëve. Ka vullnet dhe gatishmëri për të mbajtur një protestë popullore dhe ne jemi duke punuar për të”, ka thënë Lutfiu të premten.
Ai këto takime i ka paralajmëruar në shenjë pakënaqësie me zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore në Bujanoc, në fillim të korrikut.
-Ka vite që po tentojmë të realizojmë të drejtat tona me dialog, por asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi gjërat janë duke u përkeqësuar – thotë Lutfiu.
Përndryshe, kryetari i KKSH është një koleg partiak i Shqiprim Musliut në Lëvizjen për Progres Demokratik (LPD). Pritet që kjo parti të shkojë në opozitë pas 30 korrikut dhe seancës konstituive të Kuvendit të Bujanocit pas 22 vitesh në pushtet.