FURNIZIM I PËRMIRËSUAR ME UJ TË PIJSHËM NË BUJANOC, VENDOSEN DY POMPA TË REJA

Bujanoc, 7. gusht 2024. Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, tha se në burimet ku furnizohet Bujanoci dhe rrethina me ujë janë vënë në funksion dy pompa të reja shtytëse, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm furnizimin me ujë.

Ai të martën ka vizituar objektin e NP Komunalia dhe ka falënderuar punëtorët për përpjekjet maksimale, siç tha ai, në 48 orët e fundit.

– Me këtë rast janë vënë në punë dy pompa të reja, të cilat e stabilizuan në masë të madhe gjendjen në këto ditë vere – tha Pajaziti.

Ai kërkoi nga qytetarët që ujin ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale që të jetë në dispozicion të të gjithëve.

– Në ditët në vijim do të ketë kontrolle të tjera në terren dhe ata që do të kapen duke abuzuar me ujin e pijshëm do të ndëshkohen me rigorozitet – tha ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *