EDHE ZYRTARISHT, SELAMI MUSTAFA KRYESHEFI I RI I ADMINISTRATËS KOMUNALE BUJANOC

Bujanoc, 14 gusht 2024. – Selami Mustafa është kryshefi i ri i Administratës komunale. Siç ka njoftuar më herët Bujanovaçke, në atë pozitë ka zëvendësuar Nasim Rexhepin, njofton gazetari i Bujanovaçkes nga seanca e Këshillit komunal, e cila ende është duke u mbajtur.
Nga viti 2016 deri në vitin 2020, Mustafa ka mbajtur pozitën e sekretarit të Kuvendit, ndërsa në pozitën e kryeshefit vjen si këshilltar i Lëvizjes për Bujanocin të Driton Rexhepit – kryetar i ri i Kuvendit.
Mustafa (1984) jurist i diplomuar nga Samolica, ndërsa ka diplomuar në fakultetin shtetëror në Tetovë. Përveç gjuhës shqipe, ai flet serbisht dhe anglisht.
Agjendën e plotë të seancës së Këshillit komunal mund ta shihni në foton poshtë tekstit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *