Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14 gusht 2024. Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka vlerësuar se mbishkrimi “Vdekje shqiptarëve”, i cili u shfaq sot pasdite në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, është rezultat i nxitjes së albanofobisë nga progresistët Dragan Stevanoviq Boske dhe Nenad Mitroviq.
– Pas deklaratave të vartësve të Aleksandar Vuçiq, Dragan Stevanoviq – Boskes dhe drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Nenad Mitroviq, të cilët sot nxituan të dënojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta dhe barazi, kemi edhe reagimin e parë albanofob në Bujanoc – deklaroi Kamberi.
Boske shqiptarëve: Në vend të Kurtit dëgjoni Vuçiqin! Kamberi Boskes: Deklarata juaj duket qesharake!
Sipas fjalëve të tij, këta dy zyrtarë shtetërorë, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për të protestuar, për libra, për integrim, për njohjen e diplomave, për të ndaluar pasivizimin, për zhvillimin ekonomik, në fakt nxitën një valë reagimesh antishqiptare, që kulmoi me mbishkrimin “Vdekje shqiparëve”.
Një mesazh kërcënues i shkruar në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Ende nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është krejtësisht e kundërta me aksionin e disa ditëve më parë, kur një shqiptar u arrestua “për nxitje të urrejtjes ndëretnike” për shkak të komenteve në Facebook dhe ndaj tij u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Natyrisht që nxitësit e kësaj albanofobie, Boske dhe Mitroviqi, heshtin, sepse në shtetin e së drejtës ata do të ishin të parët që do të përballeshin me masa ndëshkimore – deklaroi Kamberi.
Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë Bujanovaçke, policia po punon intensivisht për gjetjen e personit përgjegjës për mbishkrimin në Shtëpinë e shëndetit.
Previous PostMITROVIQ BËNË THIRRJE PËR PËRMBAJTJE DHE PARANDALIM TË GJUHËS SË URREJTJES
Next PostMESAZH KËRCËNUES I SHKRUAR NË OBORRIN E SHTËPISË SË SHËNDETIT NË BUJANOC