GJYKATA SUPREME E MAQEDONISË SË VERIUT ANULON VENDIMIN MBI DNALIMIN E ESKTRADIMIT NË SERBI TË PJESËTARËVE TË UÇK

Bujanoc, Shkup, 23 gusht 2024. Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut anuloi vendimin e Gjykatës Penale në Shkup, i cili ndalonte ekstradimin në Serbi të Blerima Ramadanit, ish pjesëtar i UÇK – së. Gjykata sërish e ka kthyer lëndën në Gjykatën Penale, raporton TV Telma.
“Kolegji penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, me rastin e marrjes së aktvendimit me të cilin ka konstatuar se nuk janë plotësuar parakushtet ligjore për ekstradimin e personit të përmendur, nuk i ka sqaruar në mënyrë të duhur arsyet me të cilat është udhëhequr, duke pranuar se procedura është iniciuar sipas nenit 75 paragrafi 1. i Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale, si procedurë e shkurtuar, zhvillohet si procedurë e rregullt nga neni 68 në lidhje me nenin 51 të tij të këtij ligji”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Supreme.
Vendimi i Gjykatës Penale konsiderohet i paqartë dhe i pakuptueshëm, për këtë arsye është kërkuar rigjykimi.Portali maqedonas A1on njofton se Departamenti për luftë kundër krimit të organizuar në MPB-në të Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar njoftim në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se zyrtarët që kanë bërë vendimi për ekstradimin e Ramadanit ka kryer vepër penale.
Sipas MPB-së, gjykata ka marrë një vendim që institucionet shtetërore vështirë se mund ta zbatojnë plotësisht dhe masa e arrestit shtëpiak të shtetasve të huaj në adresë të huaj është precedent në praktikën aktuale.
Ramadani u arrestua një muaj më parë në kufirin me Maqedoninë në bazë të fletarrestit të Interpolit të lëshuar në bazë të kërkesave të Serbisë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë.
Atij i është shqiptuar paraburgimi ekstradues prej 30 ditësh në burgun e Shutkës dhe më pas në fillim të gushtit është marrë vendim që paraburgimi ekstradues të Ramadanit të zëvendësohet me arrest shtëpiak.
Më 15 gusht, Ramadani u arratis nga arresti shtëpiak, pra nga shtëpia e një të afërmi në Maqedoninë e Veriut.
Më pas mediat raportuan se para arratisjes së Ramadanit, masa e arrestit shtëpiak është ndryshuar në paraburgim




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *