Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 13 shtator 2024. – Të dielën më 15 shtator vazhdon aksioni i ekzaminimeve parandaluese shëndetësore pa pagesë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, të cilin Ministria e shëndetësisë e zbaton me qëllim të parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve.
– Bëhen ekzaminime të përgjithshme sistematike të të rriturve dhe fëmijëve, me matje të peshës trupore, gjatësisë dhe presionit të gjakut, ndërsa nëse është e nevojshme, do të bëhet edhe ekzaminimi me EKG. Gjithashtu, do të bëhet edhe pasqyra e gjakut dhe përqëndrimi i sheqerit në gjak. Për popullatën mbi 40 vjeç në laboratorë bëhen markerët tumoralë AFP (Alpha Fetoprotein), CEA (Antigjen Embrional i Kancerit) dhe CA19-9, ndërsa meshkujt mbi 50 vjeç mund të bëj edhe testi PSA – thotë për Bujanovaçke drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr. Daliborka Pavlloviq.
Krahas kësaj, shton ajo, do të kryhen ekzaminime endokrinologjike, ndërsa në fokus do të jenë pacientët që vuajnë nga gjëndra tiroide, nag diabeti eventual, si dhe do të merret material për hormonet tiroide TSH dhe FT4, me rekomandim të mjekut internist.
– Ekzaminimet do të fillojnë ora 8 dhe apelojmë që bashkëqytetarët të vijnë në laborator jo më vonë se ora 12, sepse materiali dërgohet në Vranjë, ndërsa mostrat pas marrjes së ushqimit nuk janë adekuate. Po ashtu, dua të theksoj se ata bashkëqytetarë të cilëve u janë bërë markerët tumoralë në njërin nga ekzaminimet e mëparshme nuk kanë nevojë ta bëjnë përsëri, sepse kuptohet që bëhet një herë në vit – thotë Dr. Pavlloviq.
TË DIELËN NË BUJANOC, EKZAMINIME PARANDALUESE NË SHTËPINË E SHËNDETIT
Bujanovačke13. Sep 2024.SHOQËRI0
Previous PostPROPOZOHET LIGJI I RI PËR TRAFIKUN: RRITEN GJOBITJET NË PARA DHE KONFISKIM TË PËRHERSHËM TË AUTOMJETIT
Next PostCAKTOHET PROTESTA E RE E SHQIPTARËVE, TANI NË PRESHEVË
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.