SERBINË E BRAKTISIN 25000 NJERËZ NË VIT

Bujanoc, 25 shtator 2024. Më shumë se 25.000 njerëz largohen përgjithmonë nga Serbia çdo vit, sipas rezultateve të hulumtimit të kryer nga Instituti për Zhvillimin e Inovacionit, të titulluar “Lëvizshmëria e fuqisë punëtore në Serbi”. Ky trend është ruajtur për më shumë se 10 vjet.
Gjithashtu, në shtatë muajt e parë të këtij viti, Serbia ka lëshuar rreth 50 mijë leje pune për të huajt, ku dominojnë punëtorët nga Kina, Rusia dhe Turqia. Punëtorët e këtushëm kryesisht po shkojnë në Gjermani dhe SHBA.
Sipas drejtorit të Institutit, Nenad Jevtoviq, gjendja në Serbi padyshim është përmirësuar sa i përket numrit të të papunëve, ndërsa nuk mund të krahasohet gjendja ekonomike në tregun e punës tani me atë se si ishte në vitin 2008.
“Atëherë kishim gati një milion të papunë, ndërsa tani kemi 296 mijë të papunë, nga të cilët ka shumë të papunë përkohësisht që janë në proces të ndërrimit të vendeve të punës”, ka sqaruar ai për gazetën “Danas”.
Problemi, sipas Jevtoviq, është se për periudhën deri në vitin 2027 Serbia ka zgjedhur një model rritjeje të bazuar në ndërtimtari.
“Është sikur ka zgjedhur të drejtojë një makinë me naftë, ndërkohë që nuk ka naftë në shtëpi, duhet ta importojë atë. Pra, ajo zgjodhi këtë model, ndërsa nuk ka fuqi punëtore”, tha Jevtoviq.
Prandaj, që nga korriku i këtij viti, në Serbi janë dhënë rreth 50 mijë leje pune për të huajt dhe ky numër sigurisht që do të rritet në periudhën në vijim, beson Jevtoviq dhe shton se kjo është e pashmangshme me gjithë punën që kërkon EXPO , sepse Serbia nuk ka njerëz të mjaftueshëm për këtë.
Ai shtoi se shteti i Serbisë nuk ka të dhëna cilësore për migrimet.
“Ne nuk e dimë se ku janë njerëzit që u larguan,” tha Jevtović. Nga ana tjetër, të dhënat për emigrimin në vendin tonë janë shumë të qarta, të cilat, siç tha ai, janë pjesë e detyrimeve ndaj BE-së, të cilat janë marrë në vitin 2008. Këto të dhëna monitorohen në Serbi nga Komisariati për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur (KRPZH). Jevtoviq deklaroi se të dhënat e njerëzve që vijnë për të punuar në Serbi nuk janë plotësisht të sakta krahasuar me atë që duket në shikim të parë. “Kinezët janë dominues atje, pastaj rusët dhe që nga viti 2017 kemi një rritje eksponenciale të turqve, të cilët janë trefishuar nga viti 2017 në 2021”, tha ai.
Jevtoviq shtoi se India gjithashtu shfaqet me një numër të madh të punëtorëve në Serbi dhe po rritet në sektorin e bujqësisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *