Bujanoc, 1 tetor 2024. Dy punëtorë të rinj, një shqiptare dhe një nga komuniteti serb janë punësuar në Gjykatën Themelore në Bujanoc, kanë konfirmuar për Bujanovaçke nga disa burime. Të dy kanë nisur punën sot, ditën e parë të tetorit.
Jozyrtarisht, shqiptarja tashmë punonte si praktikante dhe kishte aplikuar në mes të vitit për pozicionin e gjyqtares.
Për punonjësen tjetër të re të gjykatës për momentin mësuam vetëm se është nga Vranja, por jo edhe nëse apo ku ka punuar deri më tani.
Po ashtu nuk e dimë për momentin se në cilat pozita do të punojnë.