Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10 tetor 2024. – Konkursi për zgjedhjen e drejtorit në Shkollën fillore “Bora Stankoviq” në fshatin Klenikë të Bujanocit është i hapur vetëm formalisht, pasi tashmë dihet se kush do të ulet në karrigen e drejtorit, bëjnë të ditur disa burime të portalit tonë. Drejtoresha e re do të jetë vajza e politikanit Stojança Arsiq, mëson Bujanovaçke. Kur e pyetëm nëse ishte e vërtetë, Arsiq u përgjigj shkurt se nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë në konkurs.
Ai është këshilltar në Kuvendin e Bujanocit dhe kryetar i grupit të këshilltarëve “Aleksandar Vuçiq – Bujanoci nesër”, siç ka treguar vetë në seancën e kaluar të martën. Posti i drejtorit në shkollën e Klenikut dyshohet të jetë pjesë e një marrëveshjeje në të cilën Arsiq praktikisht iu bashkua progresistëve para zgjedhjeve lokale në qershor.
Vajza e tij është mësuese në shkollë dhe plotëson të gjitha kërkesat formale për postin e drejtorit.
Për mënyrën se si vajza e tjetër e tij u punësua së fundmi, tashmë në kuvend ka pasur një diskutim të ashpër mes Nagip Arifit dhe Arsiqit, për të cilin ka shkruar Bujanovaçke.
Konkursi për drejtor u hap më 2 tetor. Këtë e ka konfirmuar për portalin tonë të enjten drejtori aktual Sllagjan Cvetanoviq. Sipas tij ende nuk ka aplikime. Ndryshe, afati skadon 15 ditë pas shpalljes së konkursit.
Siç tha Cvetanoviq, ai është drejtor në dy mandatet e fundit. Ai nuk i është përgjigjur pyetjes nëse do të kandidojë për të tretin.
Që nga zgjedhjet lokale të qershorit, familja Arsiq mund të krenohet me një këshilltar tjetër – Sasha Arsiqin, djalin e Stojançës, i cili fitoi mandatin në listën e Ndryshimi tani – për fshatin tonë për qytetin tonë. Pjesëmarrja në mazhorancën qeverisëse solli edhe pozitën e asistentit të kryetarit të komunës për Stefan Arsiqin – djalin e Sashës, nipi i Stojançës.
Početna FILLIMI NË KONKURSIN PËR DREJTOR SHKOLLE NË SHF “B. STANKOVIQ” NË KLENIK NUK KA ASNJË APLIKIM, MIRËPO JOZYRTARISHT TASHMË DIHET SE KUSH DO TË JETË
NË KONKURSIN PËR DREJTOR SHKOLLE NË SHF “B. STANKOVIQ” NË KLENIK NUK KA ASNJË APLIKIM, MIRËPO JOZYRTARISHT TASHMË DIHET SE KUSH DO TË JETË
Bujanovačke11. Oct 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostELEKTRODISTRIBUCIONI: BANORËT LOKAL NUK LEJUAN VENDOSJEN E SHTYLLËS SË RE ELEKTRIKE
Next PostPAJAZITI KËRKON MBËSHTETJE NGA SHQIPËRIA DHE BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE