Bujanoc, 10 tetor 2024. – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, është takuar të mërkurën në Bujanoc me politikanin opozitar dhe deputet nga Shqipëria, Lulzim Basha, lider i Partisë Demokratike Euro-Atlantike. Nga politikani shqiptar Pajaziti ka kërkuar më shumë mbështetje për shqiptarët në jug të Serbisë.
– Pasi e informova për punën dhe prioritetet e qeverisjes sonë dhe sfidat me të cilat përballemi si shqiptarë, i kërkova zotit Basha, që në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të kërkojë më shumë mbështetje për shqiptarët nga Lugina, si nga shteti shqiptar ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare – tha Pajaziti pas takimit.
Ai shtoi se nga Basha ka marrë garanci të plotë për një angazhim të tillë.
“Bashkëpunimi i komunës së Bujanocit me të gjithë faktorët relevant në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë do të jetë prioriteti ynë”, ka shtuar Pajaziti.
PAJAZITI KËRKON MBËSHTETJE NGA SHQIPËRIA DHE BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE
Bujanovačke11. Oct 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostNË KONKURSIN PËR DREJTOR SHKOLLE NË SHF “B. STANKOVIQ” NË KLENIK NUK KA ASNJË APLIKIM, MIRËPO JOZYRTARISHT TASHMË DIHET SE KUSH DO TË JETË
Next PostFILLON RINOVIMI I OBJEKTIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR