Bujanoc, 1. nëntor 2024. – Për lindjen e fëmijës së parë, shtesa prindërore do të jetë 500.000 dinarë si pagesë e njëhershme, për fëmijën e dytë do të jetë 600.000 dinarë në 24 këste mujore, plus 135.000 dinarë ndihmë njëherëshme. Për fëmijën e tretë është përcaktuar shuma prej 2.28 milionë dinarë në 120 këste të barabarta mujore, plus 135.000 dinarë ndihmë e njëherëshme, ndërsa 3.18 milionë dinarë, po ashtu në 120 këste të barabarta mujore, për fëmijën e katërt. Pagesa fillon sot.
Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për mbështetjen financiare të prindërve me fëmijë, të cilat parashikojnë rritjen e masës së shtesës prindërore për fëmijët e lindur më 1 janar 2024.
Këto ndryshime në ligj parashikojnë fillimin e punës së Komisionit për subvencionimin e pronës së parë të paluajtshme për çiftet e martuara në Serbi.
Të gjitha nënat, fëmijët e të cilave kanë lindur pas datës 1 janar 2024, kanë të drejtën e rritjes së shumës së ndihmës prindërore dhe nënat që e kanë marrë tashmë atë shtesë, ose që kanë filluar këstet mujore, do të përfitojnë diferencë të barabartë.
Nga sot do të nisë punën Komisioni për subvencionimin e pronës së parë të paluajtshme për çiftet e martuara pranë Ministrisë së Kujdesit Familjar dhe Demografisë dhe për këto subvencione mund të aplikojnë të gjithë çiftet e martuara, fëmijët e të cilëve nuk janë më të vjetër se një vit.
Çiftet e reja të martuara me fëmijë kanë të drejtë për një subvencion prej 20 mijë eurosh për blerjen e pronës së tyre të parë, por i gjithë dokumentacioni duhet të sigurohet dhe regjistrohet brenda një viti nga lindja e fëmijës së parë.
Previous PostSHQIPTARËT PROTESTOJNË NË MEDVEGJË KUNDËR PASIVIZIMIT TË ADRESAVE
Next PostTRAGJEDI E MADHE NË STACIONIN HEKURUDHORË NË NOVI SAD