Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. nëntor 2024. Komuna e Bujanocit ka hapur konkurs për kryeshef të Administratës Komunale dhe zëvendës të tij, të cilët do të marrin mandate 5 vjeçare.
Kryesheefi aktual i Administratës Komunale është Selami Mustafa, i cili në atë pozitë ishte emëruar nga qeveria e re në Bujanoc në fillim të gushtit, por me mandatin e ushtruesit të detyrës.
Administrata komunale deri më tani nuk ka pasur zëvendës të kryeshefit. Ky qëndrim është rënë dakord me marrëveshjen e koalicionit të partive që përbëjnë qeverisjen e re.
Siç mëson Bujanovaçke, kjo pozitë i takon Partisë Përparimtare Serbe, po sipas marrëveshjes së koalicionit.
Për të dyja pozicionet, kërkohet përgatitja profesionale jurist i diplomuar (240 ECTS).
Konkursi është shpallur më 7 nëntor ndërsa afati i aplikimit është 15 ditë. Të gjithë konkursin mund ta shihni KËTU.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se shumica e re qeverisëse ende nuk e ka emëruar stafin e saj në pozitat drejtuesve të drejtorateve të Administratës Komunale.
HAPET KONKURSI PËR KRYESHEF TË ADMINISTRATËS KOMUNALE DHE ZËVENDËSIN E TIJ
Bujanovačke9. Nov 2024.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostHAPET KONKURSI PËR ORGANIZATAT DHE KLUBET SPORTIVE: PËR KLUBET E BUJANOCIT 3 MILION DINARË
Next PostMINISTRJA ZHARIQ KOVAÇEVIQ: BUJANOCI GËZON MBËSHTETJE TË PLOTË TË QEVERISË