Bujanoc, 11. nëntor 2024. Deputeti popullor Shaip Kamberi u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Edward Ferguson – gjatë vizitës së tij në Bujanoc, ku temë kryesore e bisedës ka qenë integrimi i shqiptarëve.
“Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të Planit shtatëpikësh. Njohja e diplomave, ndalimi i pasivizimit selektiv dhe integrimi në institucionet shtetërore janë parakushte për ndërtimin e barazisë mes komuniteteve”, thotë Kamberi.
Siç shton, ai i tërhoqi vëmendjen ambasadorit Ferguson për rëndësinë e pjesëmarrjes së përfaqësuesve politikë shqiptarë në takimet ambasadore në formatin “Miqtë e Jugut” dhe kërkoi që kjo të sigurohet për takimin e radhës.
Prania e bashkësisë ndërkombëtare në Luginën e Preshevës edhe më tutje mbetet e nevojshme për të kontribuar në realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohemi”, tha deputeti.
KAMBERI: ME FERGUSONIN BISEDUAM PËR PLANIN SHTATËPIKËSH DHE PASIVIZIMIN
Bujanovačke12. Nov 2024.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostVUÇIQI BISEDON ME TRAMPIN: KRYETARI I SHBA-së ËSHTË I NJOFTUAR, MADJE EDHE ME SUKSESET E SERBISË NË SPORT
Next PostPAJAZITI: DIPLOMATËT TË GATSHËM PËR TA NDIHMUAR BUJANOCIN