ARRESTOHET GORAN VESIQ

Bujanoc, Beograd, 20. nëntor 2024. – Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njoftoi se gjithsej 11 persona u arrestuan dhe u ndaluan në mbajtje në lidhje me tragjedinë në Novi Sad, kur 15 persona vdiqën dhe dy u plagosën rëndë nga rënia e mbulesës në stacionin e trenit në atë qytet. Mes tyre janë Goran Vesiq, Jelena Tanaskoviq, Nebojša Shurlan dhe Anita Dimoski, mëson RTS.

Siç mëson RTS, në mesin e 11 të arrestuarve janë ministri i Transportit në dorëheqje, Goran Vesiq, ndihmësja e tij në detyrë për transportin hekurudhor dhe intermodal, Anita Dimoski, Jelena Tanaskovic e cila dje dha dorëheqje nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtoreshës së “Infrastrukturës Hekurudhore”, si dhe paraardhësi i saj Nebojša Shurlan.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *