MINISTRIA IA NDALON KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR NDARJEN E SUBVENCIONEVE PËR BUJQËSI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21. nëntor 2024. Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) që të anulojë thirrjen publike për subvencionimin e fermerëve shqiptarë në jug të Serbisë, për të cilën qeveria e Kosovës ka paraparë një milion euro, sepse bujqësia nuk është nën juridiksionin e një institucioni siç është Këshilli i Pakicave Kombëtare. Presidenti i KKSH-së Nevzad Lutfiu tha se nuk do ta anulojë konkursin.
Në letrën drejtuar Këshillit të datës 19 nëntor, të nënshkruar nga ministri Tomislav Žigmanov, thuhet se sipas ligjit, Këshilli i pakicës kombëtare mund të vendosë për çështje nga fusha e kulturës, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe shkrimit dhe realizimit të të drejtat kolektive të pakicës kombëtare për vetëqeverisje.
Për faktin se konkursi i KKSH nuk është në përputhje me ligjin, ministria kërkon që vendimi për shpalljen të anulohet ose të hiqet. Nëse këtë nuk e bën KKSH, do ta bëjë ministria. KKSH-së iu dha një periudhë prej tetë ditësh për të shpjeguar bazën mbi të cilën është shpallur thirrja publike.
Konkursi është hapur në fund të tetorit për të cilin ka shkruar Bujanovaçke dhe ende nuk është mbyllur. Edhe Valon Arifi, aktivist nga Presheva, mendon se KKSH nuk është kompetente për bujqësi, i cili po ashtu ka protestuar se fermerët janë të ndarë në baza kombëtare.
Ministria ka reaguar, siç thuhet, pas një letre të partisë Alternativa për Ndryshim, e cila në Bujanoc udhëhiqet nga kryetari aktual i komunës, Arbër Pajaziti.
Kreu i KKSH-së, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar sot se nuk do ta anulojë konkursin dhe akuzoi Alternativën se me veprimet e saj rrezikon fermerët shqiptarë.

– Nuk anuloj asnjë vendim sepse çdo veprim e kam bërë me ndërgjegje të plotë për të mbështetur familjet shqiptare që mbijetojnë nga bujqësia. Për shkak të këtij aksioni të Alternativës, ekziston rreziku që qindra fermerë shqiptarë të mbeten pa mbështetje – thotë Lutfiu.
Për këto zhvillime, siç thotë ai, ka njoftuar qeverinë e Kosovës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *