Hajrula Čeku i Ardita Sinani

SINANI: SERBIA NUK E LEJON MINISTRIN KOSOVAR TA VIZOITOJ PRESHEVËN

Bujanoc, 20. dhjetor 2024. – Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, dyshohet se i është ndaluar nga autoritetet serbe të enjten të vijë në Preshevë. Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë ka refuzuar t’i japë leje ministrit kosovar.
“Ministri i Kosovës u refuzua në momentin e fundit, një akt tjetër izolimi i shqiptarëve të Preshevës”, tha Sinani.
Sipas saj, vizita ishte planifikuar për të enjten në ora 12:30.
– Qeveria e Serbisë e refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para ardhjes së paralajmëruar, duke shkelur afatin prej 48 orësh për përgjigje, të përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit. Ky akt është edhe një dëshmi e përpjekjes për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional”, thotë Sinani.
Ajo theksoi se shqiptarët në Preshevë meritojnë trajtim dhe të drejta të barabarta, si të gjithë qytetarët e tjerë në rajon.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *