TË MËRKURËN NOTAT PËRFUNDIMTARE PËR NXËNËSIT NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË BUJANOCIT

Bujanoc, 23. dhjetor 2024. Nxënësit e ShM “Sveti Sava” dhe ShF “B. Radiçeviq” do të marrin notat përfundimtare deri të mërkurën. Pushimi një javë para afatit, të paktën sipas drejtorit, nuk i prishi planet në shkollat e Bujanocit me mësim në gjuhën serbe.
Sot mësimi në Bujanoc zhvillohet sipas orarit të zakonshëm, nuk ka bllokime. Duke qenë se pushimi zyrtarisht nis ditën e martë (24 dhjetor), nxënësit kanë mundësi të përmirësojnë notat të martën dhe të mërkurën, nëse dëshirojnë. Aty ku ka mundësi mbyllja e notave do të bëhet sot.
– Ne veprojmë sipas rekomandimeve të Ministrisë së arsimit. Nesër nisin pushimet tona, kemi dy ditë për të korrigjuar notat. Më pas vijojnë këshillat e klasave dhe shpërndarja e librezave të nxënësve ditën e premte. Aty ku ka elemente, mësimdhënësit edhe sot do t’i përfundojnë notat, ndërsa pjesa tjetër do të bëhet në dy ditët në vijim – shpjegon për Bujanovaçke, Gordana Zllatkoviq, drejtoreshë e shkollës fillore “Branko Radiçeviq”.
E njëjta situatë është edhe në shkollën e mesme “Sveti Sava”. Sipas drejtoreshës Svetllana Manasijeviq, mësimdhënësit kanë deklaruar se do t’i përfundojnë notat sot, sepse kanë mjaft elementë për këtë, por u është lënë mundësia që nxënësit të cilët dëshirojnë të përmirësojnë notat të bëjnë këtë të martën dhe të mërkurën.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *