Fillon rregullimi I trotoareve në rrugën kryesore

Bujanoc, 27 gusht 2020 – Gjykuar sipas paralajmërimeve nga vetëqeverisja lokale, së shpejti do të rikonstruktohet ana e djathtë e trotuarit të rrugës kryesore që shpie drejt qendrës, e cila tani duket si fushë e minuar dhe nëpër të cilën është pothuajse e pamundur të ecësh.

Sipas lajmi të publikuar në faqen zyrtare të Komunës në FB, u nënshkrua një kontratë projekti për rregullimin e trotuarit nga hyrja në qytet e deri te Shtëpia e shëndetit, në gjatësi prej 2005 metra.

Vlera e kontratës është 13.783.388 dinarë me TVSH-ë dhe pritet që punimet të përfundojnë brenda 90 ditësh.

Kontraktues është kompania “Saba Bellça”, ndërkohë Sali Salihu nga kabineti i kryetarit të komunës thotë se kontraktuesi premtoi se punimet do të nisin që nga dita e sotme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *