Përsëri „ dalin llafe „ midis partnerëve të koalicionit, kësaj here për rrugën Turi-Lluçan

Bujanoc, 28. 8. 2020. – Një muaj pas konstituimit të organeve të reja të pushtetit lokal në Bujanoc nuk kanë qenë të pakta akuzat për keqmanixhim gjatë përbërjes së shkuar të udhëheqësisë komunale.

Së fundi „ mollë sherri „ është bërë afaltimi i rrugës Turi-Lluçan që ka nxitur debatin në relacionet e partnerëve të koalicionit PD-PVD, shkruan FOLonline.

Kryeshefi i Urbanizmit pranë administratës komunale, Abedin Raqipi, siç përcjell Presheva.com për ngecjet në rregullimin e kësaj rruge i’a ka hedhur fajin pushtetit të kaluar në Bujanoc.

“Kjo rrugë qysh në fillim të ndërtimit ka filluar mbrapshtë ngase nuk janë vendosur pikat kufizuese katastrale dhe nuk ka patur marrëveshje me pronarët e parcelave përskaj së cilave kalon ajo „, është shprehur Raqipi pas një takimi me pronarët e tokave ku kalon një pjesë e rrugës.

Raqipi, i cili është kuadër i PD-së ka shtuar se nëse do të asfaltohej kjo rrugë pa pëlqimin e pronarëve, atëherë komuna mund të paditej në gjyq dhe do të krijoheshin shpenzime shtesë, andaj marrëveshja me pronarët sipas tij është e domosdoshme.
Raqipi në këtë pozitë ka zëvendësuar Amir Xhaferin e PVD-së.
Gjatë këtij muaji të qeverisjes së përbashkët, kryetari i komunës Nagip Arifi në disa paraqitje publike ka akuzuar ish-pushtetin për keqmenaxhim.

Herën e parë, Arifi këtë e bëri me të marrë detyrën nga Shaip Kamberi.

„ Gjendja finansiare është për të vajtuar. Kurrë ma keq komuna ska qenë „, kishte deklaruar Arifi gjatë konferencës me gazetarë.

Nagip Arifi kishte shfaqur vërejtjet edhe për mënyrën e subvencionimit të bujqëve dhe të ndërmarrësve.

Ndërsa, siç merr vesh FOLonline, kryetari Arifi veçmas në takime të mbyllura hedh akuza ndaj kuadrove të PVD-së.

„Çka kishin bërë këta…çfarë keqpërdorime, çfarë dallavera…. vepra që burgu i pret „, citohet Arifi gjatë bisedave duke aluduar në PVD-në.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *