Punëtorët e Komunalisë tërheqin padinë

Bujanoc, 08.9.2020.- 73 punëtorë të N.P. „ Komunalia „ do t’i tërheqin paditë e tyre ndaj kësaj ndërmarrjeje në emër të shujtave dhe regresit, transmeton FOLonline njoftimin e publikuar nga ana e faqes zyrtare të komunës në F.B.
Sipas këtij njoftimi, paditë tërhiqen pas një marrëveshjeje midis Sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje me udhëheqësinë e re të „ Komunalisë „ dhe vet kryetarin e komunës, Nagip Arifi.
Në këtë njoftim theksohet se ky problem ishte trashëguar nga ish- udhëheqja e kësaj ndërmarrje publike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *