Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25 shtator 2020. Rruga Bora Stankoviq do të jetë plotësisht e mbyllur për trafik nga e premtja për shkak të rikonstruimit.
Për trafik do të hapen në të dy kahe trruga Radomir Putnik (ndërtesa administrative te Gumoplastika) dhe vazhdimi i rrugës Karagjorgje Petroviq, thonë në Drejtoratin për investime dhe zhvillim.
Meqenëse trafiku do të zhvillohet në të dy drejtimet, parkimi do të jetë i ndaluar.
Autoritetet nuk specifikuan sa do të zgjasin punimet.
Rikonstruimi i pjesës së dytë të rrugës kryesore, nga Posta deri te Shtëpia e shëndetit, filloi zyrtarisht më 15 Gusht.