Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4 qershor 2021. – Republika e Turqisë i dhuroi Komunës së Bujanocit të enjten një kamion për bartjen e mbeturinave.
Kryetarit të Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, iu dhanë çelësat e kamionit nga ambasadori i Turqisë, Hami Aksoj, në një ceremoni të organizuar në fshatin Bilaç, bëhet e ditur nga Komuna.
Donacioni u realizua përmes Agjencisë Turke të Zhvillimit – TIKA.
Në një bisedë me ambasadorin dhe koordinatorin e agjencisë, Arifi shprehu nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis komunës, ambasadës dhe agjencisë.
Sipas vetëqeverisjes lokale, Aksoj siguroi se Turqia do të vazhdojë me investime në projekte të ndryshme të destinuara për qytetarët e komunës së Bujanocit.