Bujanoc, 9. qershor 2021. Përkundër tensioneve që shoqërojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, biznesmenët nga Serbia dhe Kosova janë shumë të interesuar për biznes dhe bashkëpunim të ndërsjellë, thonë biznesmenët Adriana Jusufi dhe Radovan Mitroviq.
Është e rëndësishme që autoritetet të bëjnë gjithçka për të hequr pengesat që përkojnë me shkëmbimin dhe transportin e mallrave, përfundojnë ata.
Sa për ilustrim, biznesmenët kishin të njëjtin mendim në vitin 2018 në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë në Prishtinë, për të cilin kishte shruar edhe Bujanovaçke, me ç’rast përfaqësuesit e politikës dhe të biznesit përsëritën me zë të lartë: Flitet për politikë, ndërsa jetojmë nga ekonomia.
Në atë panair, midis 70 ndërmarrjeve nga Serbia (Beogradi, Nishi, Quprija, Leskoci, Tërsteniku…), kishte edhe dy ndërmarrje nga Bujanoci – Bivoda dhe Megal-i
– Biznesmenët nga Serbia janë shumë të interesuar që mallrat e tyre t’i plasojnë në tregun e Kosovës, sepse prej këtu ata marrin paratë për të cilat ekonomia dhe shoqëria serbe me të vërtetë kanë shumë nevojë – thotë Adriana Jusufi, drejtoreshë e ndërmarrjes “A” nga Prishtina, transmeton Beta.
Përndryshe, kjo kompani, është e angazhuar në tregti me pakicë dhe shumicë, dhe për më shumë se dhjetë vjet furnizohet me mallra nga ndërmarrjet serbe.
Ajo vlerësoi se tregu i Kosovës është interesant për kompanitë serbe edhe për shkak se qytetarët e Kosovës janë mësuar të përdorin produkte nga Serbia.
– Dikur kjo ishte më e theksuar, mirëpo edhe përkundër se ndërkohë ka pasur një rënie megjithatë tregu i Kosovës mbetet interesant për biznesmenët nga Serbia – thotë Jusufi.
Ajo shtoi se rreth 90 për qind e kompanive nga Kosova blejnë në tregun serb dhe se një numër i vogël i atyre eksportojnë në Serbi, dhe se nga ana tjetër, nuk kishte projekte investimesh të biznesmenëve serbë për ndonjë investim të rëndësishëm në Kosovë.
Radovan Mitroviq, drejtor i ndërmarrjes Hemotehna me seli në Suboticë, e cila për vite me radhë ka eksportuar paketime PET në Kosovë, i tha Beta-s se kur është fjala për bashkëpunimin në fushën e biznesit Serbia mbetet një partner i pashmangshëm.
– Biznesmenët kosovarë janë mësuar me produktet, shërbimet tona dhe shumë gjëra këshilluese. Ata vijnë me kënaqësi për mallra dhe kontrata, dhe kjo po funksionon. Ne shkojmë mirë me biznesmenët e tyre dhe mendoj se shkëmbimi i mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rritet në të ardhmen – thotë ai.
Ai beson se bashkëpunimi ndërmjet biznesmenëve të Serbisë dhe Kosovës do të ishte shumë më mirë nëse zgjidhen marrëdhëniet politike.
– Ka paralajmërime për zgjidhjen e këtij problemi, por ne duhet të ulemi në tryezë dhe të zgjidhim së bashku problemet me rëndësi jetike, sepse ekonomia është jetë dhe të gjithë ne varemi nga ekonomia. Nevoja urgjente është që politikanët, sa më shumë që të jetë e mundur, të bëjnë një kompromis dhe të gjejnë një zgjidhje – tha Mitroviq.
Edhe Adriana Jusufi ka një mendim të ngjashëm, duke theksuar se të dy palët duhet të kenë parasysh se bashkëpunimi në tregti dhe në të gjitha fushat e tjera është me interes për qytetarët.
– Duhet bërë gjithçka për të hequr të gjitha pengesat e mundshme që pengojnë rrjedhën normale dhe të papenguar të mallrave dhe shërbimeve, në të dy anët – thotë ajo.
Ajo deklaroi se biznesmenët kosovarë që eksportojnë në Serbi, ose transportojnë mallra përmes Serbisë, ankohen për disa nga problemet që pala serbe u krijon atyre kur bëhet fjalë për dokumentacionin shoqërues, me ç’rast pengohet dhe parandalon tranzitin e mallrave.
– Përfaqësuesit e autoriteteve në Serbi duhet të mendojnë për heqjen e këtyre barrierave, sepse nuk përjashtohet mundësia që edhe qeveria e re e Kosovës të përgjigjet me masa reciproke dhe kështu të krijojë probleme në furnizimin e mallrave nga Serbia – paralajmëroi Adriana Jusufi.
Mitroviq beson se odat ekonomike të Serbisë dhe Kosovës do të duhet të bëjnë shumë për të eleminuar pengesat në biznes dhe shkëmbimin e mallrave, sepse biznesmenët janë anëtarë të këtyre asociacioneve.