Bujanovaçke, 17. gusht 2021.
Bujanoc, 17. gusht 2021. – Nga 72 qytetarët, te të cilët gjatë gushtit është konfirmuar prania e virusit Covid – 19, shumica dërrmuese e tyre nuk ishin të vaksinuar, tha Marija Dimitrijeviq, kryeinfermierja e Shtëpisë së shëndetit Bujanoc.
Ajo tregon për një rritje të dukshme të pacientëve në ambulancën Covid, në të cilën nga 1 deri më 16 gusht u regjistruan 567 ekzaminime, ndërsa gjatë gjithë muajit të kaluar ishin 494 dhe vetëm 4 raste pozitive.
– Gjatë këtij muaji, ne kemi kryer 567 ekzaminime, nga të cilat 74 ishin fëmijë të moshës shkollore, ndërsa 5 prej tyre kishin praninë e virusit, thotë bashkëbiseduesja jonë.
Ajo shton se që nga fillimi i epidemisë, në Komunën e Bujanocit janë 1,637 qytetarë të prekur me virusin korona.