VUÇIQ: KA IDE TË MBYLLET KONÇULI, ISHA KUNDËR

Bujanoc, 27. shtator 2021 – (Foto xhirim i ekranit TV Pink) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kishte një plan për të mbyllur kalimet midis Kosovës dhe pjesëve të Serbisë qendrore ku jetojnë shqiptarë etnikë.

“Ta mbyllim Konçulin, të lejohen të kalojnë vetëm serbët e Ropotovës dhe të mos ketë kontakt mes shqiptarëve nga Kosova dhe atyre nga Bujanoci dhe Presheva. Ne mund ta kishim bërë atë, ajo ide ekziston, unë jam kundër asaj ideje ”, deklaroi Vuçiq në TV Pink.

Në emisionin Hit Tweet të këtij TV ai tha se Serbia kurrse nuk do t’i rrezikoj trupat, dhe se në rast të një konflikti në Kosovë, ajo për 24 orë do ta presë reagimin e NATO -s, dhe se do të reagoj “vetëm nëse vazhdon përndjekja e serbëve, për ta parandaluar atë që kishte ndodhur viteve nëntëdhjeta ose në vitin 2004”.

Ai deklaroi se ia përcolli Sekretarit të Përgjithshëm të NATO -s Jens Stoltenberg, se ushtria serbe ngriti gatishmërinë, e jo ushtrinë, dhe se nuk hyri në territorin e Kosovës sepse “nuk ka të drejtë ta bëjë këtë” me marrëveshjen e Kumanovës dhe të gjitha vendimet e pas kësaj.

“Jam i sigurt se njerëzit në NATO më kuptuan mirë dhe se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur popullsinë serbe (në Kosovë). Ne jemi një komb i vogël dhe nuk kemi kaq shumë vatra për t’i prishur apo shpërndarë ”, tha Vuçiç.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *