GJATË SHTATORIT NË SPITALIN E VRANJËS U REGJISTRUAN 40 TË VDEKUR NGA COVID – 19

Bujanoc, Vranjë, 04. tetor 2021 (Foto Južne vesti)– Si rezultat i infektimit me virusin Covid – 19 , gjatë shtatrit në Spitalin e Vranjës u shënuan 40 vdekje.

Sipas të dhënave të Qendrës Shëndetësore Vranjë, gjithsej 40 vdekje u regjistruan në dy spitalet kovid, ndërsa bilansi i zi vazhdoi edhe në fillim të tetorit, sepse tre persona të tjerë vdiqën në tre ditët e para të këtij muaji, raporton Danas.

Sipas të dhënave të fundit në spitalet në sistemin kovid të Qendrës Shëndetësore Vranjë, në trajtim spitalor janë 134 pacientë me koronavirus dhe me pneumoni.

67 pacientë janë duke u mbështetur me oksigjenoterapi.

Në Ambulancën Kovid u ekzaminuan 91 fëmijë, ndërsa infeksioni u regjistrua te një djalosh nën moshën shtatë vjeç dhe në dhjetë fëmijë të moshës 7 deri në 19 vjeç, njoftoi të dielën Qendra Shëndetësore Vranjë.

Nga territori i rrethit Pçinja të dielën u testuan 298 persona, ndërsa rezultatet treguan se 101 mostra ishin pozitive.

Shumica e tyre janë nga Vranja -71, 12 janë nga Vladiçin Hani, 11 nga Surdulica, 5 nga Trgovishta dhe 2 nga Bosilegradi.

Mungojnë rezultatet për Bujanocin, ngase këtu nuk bëhen testime të dielave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *