Bujanoc, 9 dhjetor 2021. – Puna e dekorimit të Bujanocit për festat e fundvitit, i është dhënë kompanisë Art Dekor nga Presheva, konfirmohet për portalin tonë në Administratën komunale. Rastësisht apo jo, e njëjta kompani ka bërë edhe dekorimin në gazmendin privat të kryetarit Nagip Arifi.
Pas heshtjes së djeshme të autoriteteve komunale, shefi i Shërbimit për prokurime publike, Abedin Raqipi, ka thënë për portalin tonë të enjten se firma Art Dekor është përzgjedhur si ekzekutues i këtyre punëve në vlerë prej 830 mijë dinarë.
Gjithashtu mësuam se kjo kompani nuk ishte e vetmja ofertuese në procedurën e prokurimit publik.
– Kanë qenë dy oferta, Art Decor dhe kompania Bliniks, po ashtu nga Presheva. Oferta e Art Dekor u pranua për shkak se çmimi i tyre ishte më i ulët, ndërsa kompani tjetër e ka tejkaluar vlerën e parashikuar, me ofertën e tyre prej 1.18 milionë dinarë – thotë Raqipi.
Ndryshe, Art Dekor ka bërë dekorime edhe në dasmën e djalit të kryetarit Nagip Arifi, një vit më parë, siç dëshmojnë edhe fotot nga profili i kompanisë në Instagram.
FIRMA QË PO E DEKORON SHESHIN KA PUNUAR EDHE NË GAZMENDIN PRIVAT TË NAGIP ARIFIT
Bujanovačke9. Dec 2021.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNË BUJANOC NJË RAST POZITIV, NË NIVEL QARKU 25
Next PostNË BUJANOC, NGA FILLIMI I MUAJIT 28 RASTE POZITIVE ME COVID – 19