ASHPËRSIMI I MASAVE PËR HYRJE NË KOSOVË, ARIFI DHE KAMBERI KËRKOJNË LEHTËSIME NGA KURTI

 

Bujanoc 24 janar 2022. – Kushtet për hyrje në Kosovë kufizojnë lirinë elementare të lëvizjes së shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, tha deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, pas vendosjes së masave të reja për parandalimin e përhapjes së virusit Covid – 19 ., vlerëson, në reagimin e tij, deputeti popullor nga Bujanoci -Shapi Kamberi, pas hyrjes në fuqi të masave të reja antiCovid. Ka reaguar edhe kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, i cili i ka shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kamberi dhe Arifi kërkojnë që autoritetet në Prishtinë të rishqyrtojnë vendimin për kushtet e hyrjes në Kosovë.

Pas ashpërsimit të masave antiCovid, Kosova mund të hyhet me dëshmi të vaksinimit me tri doza ose edhe me dy doza por duke pasur edhe test PCR negativ.

– Për shumë qytetarë marrja ew dozës së tretë është e pamundur ngase duhet kaluar kohë e mjaftueshme nga doza e dytë ndërkaq një pjesë e madhe nuk kanë mjete financiare për PCR test për çdo udhëtim në Kosovë – deklaroi Kamberi.

Arifi po ashtu ka shprehur shpresën se vendimi do të rishqyrtohet, siç tha ai, duke u kujdesur gjithmonë që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Nga 22 janari, në Kosovë janë në fuqi masat e reja për luftimin e pandemisë Covid – 19, të cilat do të vlejnë deri më 4 shkurt.

Për të hyrë në Kosovë kërkohet vërtetimi i vaksinimit me tri ndërsa për ata që janë të vaksinuar me dy doza duhet ta kenë edhe testin PCR negativ.

Ora policore në fuqi, fillon në orën 22:00, ndërsa orari i punës së objekteve të hotelierisë është kufizuar deri në orën 21:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *