Bujanoc, 20. qershor 2022. Për nevojat e kryerjes së regjistrimit në Serbi, Enti Republikan i Statistikave (ERS) do të punësojë rreth 2500 instruktorë.
Një thirrje publike për kandidatët do të shpallet më 24 qershor, njoftoi ERS.
Regjistrimi që do të bëhet në tetor nuk do të kërkojë dokumente personale, tha në fund të majit në Bujanoc kreu i OSBE-së në Serbi, Jan Bratu.
Ai vlerësoi gjithashtu se regjistrimi do të jetë në përputhje me të gjitha standardet evropiane dhe se nuk do të ketë arsye për bojkot nga komuniteti shqiptar.
Sipas njoftimit të ERS-së, regjistrimi i kandidatëve të interesuar për instruktorë do të bëhet ekskluzivisht me plotësimin e një aplikacioni elektronik i cili do të gjendet në faqen e Entit të Statistikave të Republikës (www.stat.gov.rs) dhe në faqen popis2022. stat.gov.rs, në periudhën nga 24 qershor deri më 3 korrik 2022.