fbpx

TËRNOCI PO BËHET GATI PËR RAUNDIN E KATËRT TË ZGJEDHJEVE, TË MARTËN DO TË DIHET PËRBËRJA E KËSHILLIT ZGJEDHOR

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20. qershor 2022. Se kush do t‘i zbatoj dhe kontrolloj zgjedhjet e katërta për deputetë, të planifikuar për më 23 qershor në Tërnoc, do të dihet të martën pas orës 12:00, kur skadon afati i grupeve parlamentare dhe listave zgjedhore për emërimin e anëtarëve të Këshillit zgjedhor (KZ).

Sipas kryetarit të Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) në Bujanocit, Fejzi Beqiri, procedura për emërimin e anëtarëve (KZ) për përsëritjen e tretë të zgjedhjeve në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc nuk dallon nga ato të mëparshmet.

Ai theksoi edhe një herë se ata që tashmë kanë qenë anëtarë të këshillave të mëparshme nuk mund të riemërohen.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) i anuloi zgjedhjet në Tërnoc, të mbajtura më 27 maj, pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, e cila miratoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe votimin e katërt e caktoi për 23 qershor.

Përbërja e përhershme e komisionit të Këshillit zgjedhor përbëhet nga kryetari, zëvendësi i tij, dy anëtarë dhe zëvendësit e tyre, të cilët emërohen me propozim të grupeve parlamentare në Kuvendin Republikan, në raport me numrin e deputetëve.

Në zgjedhjet e 27 majit, kryetar i KZ-së ishte Millovan Aleksiq, zyrtar i SNS-së lokale, zëvendës i tij u propozua nga SDPS-ja, ndërsa Rahim Salihi nga Tërnoci, bashkëpunëtori më i afërt i Shaip Kamberit, ishte anëtar i Këshillit në emër të Koalicionit Lugina e bashkuar – PAD Sanxhak.

Në emër të listës të Bashkuar për fitoren e Serbisë në KZ ishin dy shqiptarë.

Përbërja e zgjeruar përbëhet nga një anëtar dhe një zëvendës anëtar i propozuar nga parashtruesit e listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Më 27 maj, Partia Socialiste e Serbisë (SPS), një mandat parlamentar i së cilës varet nga rezultatet e zgjedhjeve në Tërnoc, e gjithë kjo nëse Koalicioni i shqiptarëve e kalon cenzusin prej 610 votash, andaj më 27 maj për „mbrojtës të kutive“ ajo delegoi njerëzit e vet nga Beogradi.

Në ato zgjedhje koalicioni shqiptar mori 12 vota më pak se 610 votat e nevojshme që lideri i Listës të hyjë në Kuvend, por zgjedhjet u anuluan për të katërtën herë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.