NË TËRNOC VOTUAN 627 QYTETARË, KAMBERIT I DUHET 609 VOTA

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30. qershor 2022. Në zgjedhjet për deputetë në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, kanë votuar 627 qytetarë dhe atij numri duhet t’i shtohen edhe 140 vota të votuesve që kanë votuar jashtë vendvotimit.
Jozyrtarisht, nga përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Bujanovaçke mësoi se presin rezultat të favorshëm, përkatësisht vota të mjaftueshme për mandatin parlamentar.

Qendra e votimit numër 6 është mbyllur saktësisht në orën 20:00.

Tani votat janë duke u numëruar.

Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 609 vota për të siguruar një mandat në Kuvendin e Serbisë.

Dita e zgjedhjeve kaloi pa probleme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *