Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4. korrik 2022. Në seancën e Komisionit komunal zgjedhor (KKZ), të mbajtur hënën në Bujanoc, do të miratohet raporti përmbledhës i rezultateve të zgjedhjeve për deputetë, me të cilin përfundimisht do të përfundojë saga zgjedhore pas tre muajsh.
Siç ka konfirmuar për Bujanovaçke kryetari i KKZ-së, Fejzi Beqiri, nuk ka pasur kundërshtime për procesin zgjedhor të 30 qershorit në Tërnoc ndërkohë që afati ka skaduar të dielën.
Në zgjedhjet e pesta të përsëritura në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 698 vota dhe kështu fitoi një mandat deputeti në Kuvendin e Serbisë, i cili do t’i shkojë kryesuesit të listës zgjedhore, Shaip Kamberi.
– Kur KKZ-ja të miratojë raportin përmbledhës, i mbetet Komisionit republikan zgjedhor (KRZ) të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare – thotë Beqiri.
Banorët e Tërnocit që nga 3 prilli votuan pesë herë në vendvotimin numër 6 në këtë fshat, ndërsa katër herë votimi u anulua për shkak të kundërshtimeve të Koalicionit shqiptar dhe Partisë socialiste të Serbisë (SPS).