fbpx

KURTI ME MESAZH NË GJUHËN SERBE: TARGAT RKS DËSHMOJNË SUNDIMIN E LIGJIT MBI INTERESIN E INDIVIDËVE

 

Bujanoc, Prishtinë, 4. korrik 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një video-mesazh në gjuhën serbe iu drejtua qytetarëve të veriut të Kosovës dhe ua kujtoi vendimin e qeverisë për vendosjen e detyrueshme të targave RKS “me çka fillon zbatimi i sundimit të ligjit”.

“Të nderuar qytetarë, në këtë mënyrë garantojmë supremacinë e ligjit ndaj politikës dhe interesave të individëve, që është në interes të çdo qytetari të vendit tonë të përbashkët”, tha Kurti nga Qendra për regjistrimin e veturave në Prishtinë.

Ai thotë se nga 1 gushti deri më 30 shtator do të organizohet procesi i regjistrimit të automjeteve në 33 qendrat e tjera komunale të regjistrimit, dhe kështu do të bëhet “kalimi nga targat ilegale në ato të vlefshme sipas ligjeve të vendit tonë – targa me shenjën RKS.” , transmeton KoSSev.

Ai ka kujtuar vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për atë që në veri interpretohet si ri-regjistrimi i targave serbe të qyteteve në Kosovë në targa “RKS – Republika e Kosovës”.

Pikërisht për ta bërë sa më të lehtë procesin e regjistrimit të automjeteve të tilla, Kurti ka theksuar se ka bërë një “koncesion të madh” që ato të mos i nënshtrohen zhdoganimit.

“Ky është një koncesion i madh, duke pasur parasysh që arkëtimi doganor vetëm për një automjet do të ishte mesatarisht rreth 5000 euro. Gjithashtu, gjatë regjistrimit të parë nuk do të kërkohet kontroll teknik i veturës dhe komunat mund të vendosin që taksa të zbritet për 10 euro ”, ka thënë Kurti.

Ai shpjegon se MPB-ja e Kosovës do të nxjerrë një udhëzim administrativ që do të rregullojë në detaje çdo hap drejt regjistrimit në mënyrë që t’ua lehtësojë qytetarëve “veprimet e ndërlikuara”.

Procedurat burokratike nuk do të jenë pengesë për regjistrimin dhe për rrjedhojë respektimin e ligjit, thekson ai.

Ai theksoi se ky proces regjistrimi është i një rëndësie të madhe dhe si i tillë është “në të mirën e të gjithëve”.

“Përmes një procedure dhe lehtësimi të thjeshtë do t’i regjistroni automjetet në përputhje me ligjin dhe rregullat, si qytetarë të ndërgjegjshëm ndërsa qeveria do të vendosë barazinë për të cilën ne të gjithë përpiqemi në çdo segment”, ka përfunduar Kurti.

Video-mesazhi nga profili i Kurtit në Facebook pasoi vendimin e kësaj jave të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e targave të Republikës së Serbisë, për qytetet në Kosovë “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”. “, “PE”, “DA” apo “GjA” duke ua mundësuar riregjistrimin në RKS, nga 1 gushti deri më 30 shtator, si dhe ndërrimin e letërnjoftimeve serbe me fletë deklarate – për sa kohë që qëndrojnë në Kosovë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.