LAJÇAK: ÇMIMI NOBEL PËR VUÇIQIN DHE KURTIN, NËSE ARRIJNË MARRËVESHJE

Bujanoc, 25. gusht 2022. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të kualifikoheshin për Çmimin Nobel për Paqe, nëse do të arrinin një marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë i dërguari i posaçëm i Bashkimit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

– Normalizimi i marrëdhënieve sigurisht që do t’i kualifikonte dy liderët për çmimin Nobel, nuk kam asnjë dyshim për këtë – tha Lajçak në një intervistë për BBC në serbisht.

I pyetur nëse kjo dyshe është e aftë për këtë, Lajçak është përgjigjur se janë.

– Të dy janë liderë shumë të fortë, me mandat të fortë politik dhe vizione të qarta, edhe pse me pakë të përbashkëta. Por unë mendoj se ata janë të aftë për këtë – tha ai.

BBC shton se BE-ja shpresonte të arrinte një marrëveshje përfundimtare edhe në vitin 2018, kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Vuçiç negociuan në Bruksel.

Përfaqësuesja e lartë e atëhershme e BE-së, Federica Mogherini, spekuloi se Thaçi dhe Vuçiq mund të marrin çmimin Nobel për Paqe në rast të një marrëveshjeje të suksesshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *