ARIFI NË NJËZETVJETORIN NGA QEVERISJA E SHQIPTARËVE NË BUJANOC: MIRËNJOHJE LUFTËS SË LAVDISHME TË UÇPMB-ës

Bujanoc, 30. gusht 2022. (Foto FB: Nagip Arifi) – Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka vlerësuar se 20 vjet më parë në Bujanoc ka ndodhur një kthesë historike. Ai foli me rastin e përvjetorit të marrjes së pushtetit në Bujanoc nga shqiptarët.

Siç tha ai, ndryshimet e mëdha filluan 20 vjet më parë.

Asokohe u konstituua Kuvendi i Komunës së Bujanocit me shumicë nga këshilltarët shqiptarë dhe ndërsa për kryetar të komunës zgjedhet Arifi – kryetari i parë shqiptar i komunës së Bujanocit.

“Pas një kthese të madhe historike në Bujanoc, është koha të kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në mënyra të ndryshme për të arritur deri në këtë pikë – rezistencën politike gjatë viteve të 90-ta, luftën e famshme të UÇPMB-së, e cila solli ndryshime rrënjësore, jo vetëm në Bujanoc, por në të gjithë Luginën, këshilltarët komunalë, anëtarët e këshillave komunale, drejtorët e institucioneve publike dhe arsimore, si dhe të gjithë të tjerët që punuan për të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë”, tha Arifi.

Me rastin e përvjetorit të marrjes së pushtetit në Bujanoc, Arifi, së bashku me kryetarin e Kuvendit Enver Ramadani dhe deputetin Shaip Kamberi, vendosën lule në varrin e Jonuz Musliut, ish-kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe komisar politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB).

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe djali i Musliut, Shqiprimi, nënkryetar aktual i komunës së Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *