Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15 tetor 2022. I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka premtuar liderëve politikë të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë se do të merren me çështjen e shqiptarëve në tri komuna në jug të Serbis, kështu tha kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi pas takimit në Uashington.
“Nga ky takim jemi entuziastë për shkak të premtimit se në agjendën e tij do të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha Arifi.
Një delegacion i politikanëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, i përbërë nga kryetari i komunës së Bujanocit dhe lideri i Partisë Demokratike (PD) Nagip Arifi, deputeti dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi, kryetari i Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafi dhe lideri i Partisë Demokratike shqiptare(PDSH) në Preshevë, Ragmi Mustafa , ndodhet në Amerikë që nga e premtja dhe do të ketë takime me përfaqësues të Kongresit Amerikan dhe në Senat.
Pas takimit me Escobarin ka folur edhe Shaip Kamberi.
– Biseduam për nevojën që kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të trajtohen si duhet, për nevojën e trajtimit të barabartë të pakicave me reciprocitet, pra të njëjtat standarde si parakusht për një marrëveshje të ardhshme dhe paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor – thotë Kamberi.
Presidenti i KKSH Ragmi Mustafa tha se “zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tryezë në Uashington”.
Sipas tij, Lugina e Preshevës tani është në fokus.
Udhëtimi në Amerikë, si verën e kaluar, u mundësua nga qeveria e Kosovës, e cila me kërkesë të KKSH-së ndau 35 mijë euro për “aktivitete lobuese”, siç tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.